Pjesë e “Ferma VIP”? Zoja Nushi jep përgjigjen në emisionin “Kosova Live”
Influencerja e njohur Zoja Nushi ka folur së fundmi për mundësinë që të bëhet pjesë e formatit të shumëpërfolur “Ferma VIP”.
E ftuar në emisionin “Kosova Live”, ajo u pyet rreth spekulimeve që qarkullojnë në rrjet për një pjesëmarrje të saj në këtë reality show, ndërsa Nushi dha një përgjigje të sinqertë për këtë çështje.
Ajo theksoi se deri më tani nuk e ka parë veten si pjesë të formateve të tilla, duke treguar edhe arsyet pse nuk ka qenë e gatshme për një eksperiencë të tillë.
“Une vet personalisht nuk jam kan e gatshme as per Big brother as per Ferma vip, sepse momentalisht nuk jam per ambiente te mbyllura , pavarsisht asaj qe ferma vip eshte ambient i hapur eshte ma interesant se ka kafsh, mundet me te ec dita ma mire, po pse jo ata qe dojn famen, une personalisht se kam pa te arsyshme, e pava qe kish marre tash Arbana Osmani me drejtu besoj qe ka mu kon diqka ma interesant se herave te kalume, e jo qe u kon deshtim herave tjera, por besoj qe tash si format ka mu kon interesant, edhe ja vlen eshte natyre me kafsh ki gjalleri ki mundesi me bo shume sende te ndryshme, plus emra qe po perfliten me hi, e shume sene tjera ”.