Mihrije Braha jep iden: Big Brother VIP të jetë me shumicë këngëtarë VIP

March 10, 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare Mihrije Braha ka ndarë një ide interesante lidhur me formatin e “Big Brother VIP”, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Canapé” në T7.

Ajo u shpreh se do të kishte dëshirë që në një nga edicionet e ardhshme të realizohej një version i veçantë i spektaklit, ku pjesë e shtëpisë të bëheshin kryesisht këngëtarë të njohur të estradës.

Sipas Brahës, një format i tillë do të sillte më shumë dinamika dhe nostalgji për publikun, duke rikthyer edhe atmosferën e dikurshme të turneve muzikore ku shumë artistë shqiptarë performonin së bashku nëpër Evropë.

“Une veq kisha pas qef qe ne njerin prej Bigave ne te ardhmen me u bo VIP kengetar ne dominanc sikur perpara qe kemi mbajt turne neper Europe, kemi qen shume kengetar edhe ata te gjithe emra, edhe me i fut me nje shpi”, është shprehur ajo.

Me këtë ide, këngëtarja la të kuptohet se një “Big Brother VIP” me dominim të artistëve të muzikës do të ishte mjaft interesant për publikun dhe do të krijonte situata krejtësisht ndryshe nga edicionet e deritanishme.

Formati i “Big Brother VIP” vazhdon të mbetet një nga reality show-t më të ndjekur në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa sugjerime të tilla nga artistët shpesh nxisin diskutime mes fansave të spektaklit./Gazeta-telegram.com