Besmir Lulaj nga “Marina Bay” ka diçka per të thenë për produktet “Made in Albania”

April 9, 2026


Besmir Lulaj, pronar i resortit luksoz dhe shumë të njohur “Marina Bay” në Vlorë, vijon të jetë aktiv në çështjet që lidhen me turizmin vendor dhe promovimin e tij. Në një intervistë të fundit, ai është ndalur te rëndësia e prezantimit të produkteve shqiptare dhe mënyra se si ato duhet të marrin vëmendjen e merituar.

Ai thekson se ende ekziston një lloj komeksi për të prezantuar me krenari atë që ofron Shqipëria, shkruan “Kosovarja”.

Sipas tij, “Marina Bay” ka nisur tashmë të promovojë produktet vendase, me fokus të veçantë te kuzhina tradicionale, e cila gjen vlerësim edhe jashtë vendit. Lulaj nënvizon se kjo është një pasuri që duhet shfrytëzuar më shumë.

Në vijim, ai shton se Shqipëria mund të marrë shembull nga vende të tjera që i promovojnë produktet e tyre me më shumë siguri dhe identitet. Sipas tij, vendi ka potencial të dukshëm, pasi koncepti “Made in Albania” mbështetet në cilësi dhe në një traditë të pasur kulinare, e cila mund të tërheqë interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

 






Source link