October 8, 2024

Taravari: Ahmeti të adaptohet në opozitë, BDI-së i duhen reforma

0


Disa herë përsëris se zotëri Ahmetit, para se gjithash, i duhet adaptim në opozitë, ndërsa pastaj i nevojiten reforma, ndërsa për të biseduar kur të dojë do të ulemi, theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në pyetjen nëse do t’i përgjigjet thirrjes së liderit të BDI-së, të dalin nga Qeveria dhe të formojnë koalicion të përbashkët

 

“Do të ulemi, por nuk e di se çfarë do të bëjmë. Së pari zotëri Ahmetit i duhen reforma, adaptim dhe kauzë, të dalë dhe të tregojë dhe çfarë dëshiron. Ne për t’u ulur jemi të hapur dhe komunikojmë me të gjitha partitë politike, pa përjashtim. Ashtu që nuk kemi asgjë kundër të komunikojmë edhe me të. Megjithatë, le të fillojë me reformat. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, thotë Taravari.

I pyetur se kjo është e njëjta që e tha kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Taravari u përgjigj se nuk e di çfarë ka thënë dhe kryeministri, sepse nuk e ka dëgjuar. Por, siç thotë Taravari, kohë më parë liderit të BDI-së, Ahmeti i thotë se duhet të bëjë ndryshime në parti, e cila nuk funksionon, sepse 107.000 vota shqiptare ishin kundër tij, pra ishin për VLEN-in.

“Këto janë votat, të cilat asnjë opozitë shqiptare nuk i ka marrë nga viti 1991, prej kur mbahen zgjedhjet në Maqedoni”, thotë Taravari.

I pyetur për daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Evropian, Taravari shkurt është përgjigjur se Thaçi është i veçantë, se ka qenë vendim i tij dhe nuk dëshiron të komentojë



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *