October 6, 2024

Luana Vjollca do të rikthehet në TCH me programin “Shiko kush luan”? Opinionisti i showbiz e “konfirmon”…

0


Prej kohësh në rrjet po flitet se Luana Vjollca do të rikthehet në ekranin e TCH.

E ndërsa u konfirmua rikthimi i Marina Vjollcës e cila do të jetë moderatore e emisionit “Për shqiptarët” bashkë me Elvis Naçin, rikthimi i Luanës mbetet ende “mister”.

E këtij “misteri” duket se i ka dhënë fund opinionisti i showbizit, Meridian Ramçaj. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në “Report TV”, ai ka folur për rikthimin e Luanës, ndërsa tregon edhe programin që do të moderojë, i cili sipas tij do të jetë “Shiko kush luan”.

Ende nuk ka asgjë të konfirmuar sa i përket këtij lajmi, por nëse kjo ndodh, do të ishte jo vetëm rikthimi i Luana Vjollcës por edhe i programit “Shiko kush luan” në ekranin e TCH.

Luana ka moderuar “Shiko kush luan” (njëkohësisht ka qenë edhe autore) për 4 sezone në TCH, ndërsa gjithnjë është lakuar për shifrat rekord të audiencës, duke e kthyer këtë program ndër më të dashurit për publikun.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *