October 6, 2024

Carlo Ancelotti nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit te Real Madrid

0


Carlo Ancelotti ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Real Madridin, që e sheh atë si trajner te klubi mbretëror deri më 30 qershor 2026.

 Megjithatë, raportohet se ai nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit në Real Madrid edhe pas vitit 2026, kur i përfundon kontrata, shkruan AS.

Carlo Ancelotti ka arritur sukses të jashtëzakonshëm gjatë kohës së tij në Real Madrid, duke grumbulluar gjithsej 13 trofe në dy periudha të veçanta me klubin.

Carletto ka mbështetjen pothuajse të shumicës së tifozëve dhe stafit fisnik të Bernabeut.

Ancelotti e ka forcuar statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit dhe të futbollit evropian.

Por, Ancelotti e di që në futboll llogariten vetëm rezultate dhe aq më tepër në profesionin e tij. 

Nëse ndodh e kundërta, emra si Xabi Alonso dhe Jurgen Klopp mbesin në pritje për një punë në klubin mbretëror.

The post Carlo Ancelotti nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit te Real Madrid appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *