December 30, 2024
urdhri-bektashi-shqiperi-BE.jpg


Në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtare. Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë në një reagim, thotë se nuk ka asnjë koment për këtë fazë, ndërsa thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

Zyra e BE në vendin tonë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet ne reagim.

Shteti Bektashi pritet te shtrihet në territoret ekzistuese të Selisë Botërore, në një sipërfaqe disa hektarëshe, në një zonë periferike të Tiranës. Që prej vitit 1929, selia botërore e betashinjve u zhvendos nga Turqia, në kryeqytetin shqiptar.

Mbetet e paqartë rruga ligjore që do të duhet të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij. Kushtetuta shqiptare parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Një ndërhyrje për ndryshimin e saj do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të parlamentit, ose 94 vota.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *