Xheneta Fetahu reagon pas eliminimit të Benita Zenës: “No Comment”
Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania sezonit të kaluar, modelja e njohur Xheneta Fetahu, ka reaguar pas eliminimit nga gara për finale të banores Benita Zena.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj lidhur me faktin që në finale shkoi Hygerta, ndërsa Benita mbeti jashtë.
“Me shku Hygerta në finale pa bo kurgjo e Benita që e ka lujt me krejt ngjyrat edhe pa mbështetjen e kërkujt. No Comment”, ka shkruar Xheneta.
Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët janë ndarë në mendime sa i përket finalistëve të këtij sezoni.

