Labinot Rexha në KosovaLive: Loja ishte e dirigjuar, Eljona s’ka qenë lojtare
5
Gjatë diskutimit në studio për zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova, në emisionin KosovaLive në T7, teksa po analizohej loja brenda shtëpisë dhe zgjedhja e finalistit të dytë në prime-in e mbrëmjes, në transmetim u përfshi papritur edhe Labinot Rexha.
Ish-banori reagoi përmes një mesazhi, duke komentuar drejtpërdrejt lojën e disa konkurrentëve, me theks të veçantë te Elijona.
“Eljona s’ka qenë asnjëherë lojtare aty brenda dhe s’ka pas guxim me lujtë vet”, shkroi Rexha.
Ai vijoi më tej me një vlerësim të përgjithshëm për këtë edicion, duke theksuar se sipas tij fituesit e vërtetë kanë qenë ai dhe Alba.
“Ejlona pa lojë të qartë, Londrimi “qupa qupa. Klodi lojë me vajza. Ndërkohë, shumëçka u ndje sikur ishte e dirigjuar. U pa qartë që Alba dhe Labi u shtynë drejt largimit. Por një gjë s’e harroni: Kur publiku e don dikë, asnjë produksion nuk e fshin dot. Respekt për secilin, por e vërteta mbetet e vërtetë”, shkroi Labinot Rexha.

