Aktori i njohur me emrin artistik Zebërvoki thotë se Luizi e ka bllokuar në Instagram
Aktori i njohur me emrin e artit Zebërvoki ka reaguar publikisht pasi, sipas tij, është bllokuar në Instagram nga këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli.
Sipas deklarimit të tij, situata ka nisur pas një komenti që ai ka bërë lidhur me projektin e ri kinematografik të Luizit. Reagimi i fansave të këtij të fundit ka qenë i menjëhershëm, ndërsa Zebërvoki thekson se nuk ka pasur qëllim ofendues apo sulm personal.
Në reagimin e publikuar, ai shpreh pakënaqësi për mënyrën si ka rrjedhur situata, duke lënë të kuptohet se vendimi për ta bllokuar ka ardhur papritur, sidomos duke pasur parasysh se, sipas tij, vetëm pak javë më parë kishin komunikuar normalisht.
“Marr një bllok nga një që po bën film, e përmenda pa të keq njëherë, mu kthyen fansat e atij. Është njëri që do të thyejë rekordet e ‘Fallit’, po bën çmos që të thyejë rekordet e ‘Fallit’. I uroj sukses vetëm që të plotësojë atë ego, se ka ego të sëmurë. Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasojë potencialin e tij me mua, se unë jam individ nga hiçi, pa lekë, pa marketing. Më bëri bllok pa arsye, ndërkohë që 3 javë para u rastisëm e folëm”, është shprehur ai.
Deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga ana e Luizit lidhur me këtë deklaratë. Ngjarja ka nxitur diskutime në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje dinamikat mes figurave publike dhe ndikimin që reagimet online mund të kenë në raportet mes tyre.

