Reali mposht bindshëm Sociedadin, rikthehet në krye të La Ligës

February 14, 2026 • Gazeta Telegram


Real Madrid ka regjistruar fitoren e tetë radhazi në La Liga, duke mposhtur 4-1 Real Sociedad në “Santiago Bernabeu” dhe duke u rikthyer përkohësisht në krye të tabelës.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Trent Alexander-Arnold, në paraqitjen e tij të parë si titullar që nga dhjetori, asistoi që në minutën e pestë për Gonzalo Garcían, i cili zhbllokoi rezultatin. Sociedad barazoi në mesin e pjesës së parë, kur Mikel Oyarzabal realizoi nga penalltia.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm katër minuta. Pas një tjetër penalltie të fituar nga Vinicius Junior, braziliani mori përgjegjësinë dhe riktheu epërsinë për madrilenët.

Më pas, Federico Valverde shënoi për 3-1 me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke i dhënë qetësi skuadrës vendase para pushimit.

Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius realizoi sërish nga pika e bardhë për 4-1, duke vulosur fitoren dhe duke çuar në tetë numrin e golave të tij në kampionat këtë sezon. Sociedad tentoi të reagojë, por portieri Thibaut Courtois ishte në nivel, ndërsa vendasit menaxhuan lojën deri në fund.

Me këtë sukses, Real Madrid shkon në kuotën e 60 pikë, kurse, Socieda zë vendin e tetë me 31 sosh.



Source link