Sali Rexha: “Opozita të organizohet të kandidojë Ramush Haradinajn për president — është i ri, është vital dhe ka lidhje me Amerikën”
Analisti Sali Rexha, i ftuar sot në emisionin “KosovaLive” në T7, ka folur për çështjen e presidentit të vendit dhe mundësinë e një kandidature nga opozita.
Ai ka deklaruar se opozita duhet të organizohet për ta propozuar Ramush Haradinaj për president, duke e vlerësuar si figurë me energji dhe lidhje të rëndësishme ndërkombëtare.
“Opozita të organizohet të kandidojë Ramush Haradinajn për president, është i ri, është vital dhe ka lidhje me Amerikën. Do të ishte në interes kombëtar e shtetëror. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte siguri afatgjatë”, është shprehur Rexha gjatë debatit televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën e diskutimeve për emrin e presidentit të ardhshëm dhe rolin e opozitës në këtë proces.

