Pas ngjarjes së mbrëmshme, reagon familja e Labinot Rexhës

February 12, 2026 • arsoadmin


Familja e këngëtarit të njohur Labinot Rexha ka reaguar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Përmes llogarisë zyrtare të artistit në Facebook, ata kanë dënuar ashpër përplasjet verbale dhe trajtimin e papranueshëm që Rexha ka përjetuar nga disa banorë.

Në reagimin e tyre, familja nënvizon se Labinoti ka qenë nën presion psikologjik të vazhdueshëm, duke u përballur me ofendime dhe fyerje që tejkalojnë kufijtë e lojës dhe etikës njerëzore. Ata theksuan se momenti i fundit, ku këngëtari u zgjuan nga gjumi në mënyrë provokuese dhe të papërshtatshme nga një banore, është i papranueshëm dhe shqetësues.

“Nëse stafi dhe produksioni i BBVIP Kosova nuk ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të tërheqim kandidatin tonë nga loja, me qëllim garantimin e integritetit të tij fizik dhe mendor”, shkruhet në postim.

Familja gjithashtu paralajmëroi se po shqyrtojnë të gjitha veprimet ligjore për të ndaluar deklarata, fyerje dhe kërcënime publike nga persona të lidhur me banorë të tjerë, duke theksuar se BBVIP është një lojë dhe duhet të mbetet një garë me respekt, dinjitet dhe një lojë fer.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Labinotin me qetësi, maturi dhe respekt ndaj publikut”, përfundon reagimi i familjes së Rexhës.

Ky reagim vjen pas episodeve të tensionuara që kanë shkaktuar debate të shumta mes banorëve dhe kanë nxitur reagime të forta nga publiku dhe fansat e këngëtarit.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com