“Reflektimi” në dhomën e izolimit duket se nuk ka shërbyer për asgjë. Rogerti është rikthyer të bëjë të njëjtin gabim të pafalshëm, duke ofenduar sërish Stenaldon për mungesën e shikimit.
Vetëm pak ditë më parë, ai u bë kryefjalë e kritikave pas deklaratës shokuese “Ty të ka mallkuar Zoti”, duke iu referuar verbërisë së banorit tjetër.
Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të produksionit, i cili vendosi ta penalizonte duke e izoluar të vetëm në një dhomë, me qëllimin që ai të reflektonte mbi peshën e fjalëve të tij.
Por ditën e djeshme, situata është përsëritur. Gjatë një debati të tensionuar mes dy banorëve, Stenaldo i është drejtuar me fjalët: “Mua të më vish anash ti”.
Përgjigja e Rogertit ka qenë e menjëhershme dhe tallëse, duke goditur sërish në pikën e dobët fizike të Stenaldos: “Të vij përballë, se ti nuk më sheh”.

