Adriana Matoshi po e mbështet këtë banor të “BBVA”

February 11, 2026 • arsoadmin


 

Adriana Matoshi, aktorja dhe deputetja kosovare, ka shprehur mbështetje publike për Shëndrit Lumin, gazetarin që mbrëmë u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Ajo e ka bërë të qartë përkrahjen e saj përmes një reagimi në rrjete sociale.

Matoshi dhe Lumi njihen prej disa vitesh dhe raporti i tyre miqësor është i njohur. Përfshirja e gazetarit në formatin televiziv duket se ka marrë menjëherë përkrahjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Shëndrit Lumi iu bashkua shtëpisë së “BBVA” në spektaklin e fundit, duke nisur kështu eksperiencën e tij në një nga formatet më të ndjekura televizive në Shqipëri.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com

News Podcast