Kiara dhe Luna surprizojnë Luizin me vizitë në “BBVA”
5
Sonte shtëpia e “BBVA” u mbush me emocione, pasi Kiara Tito dhe vajza e saj Luna hynë për një vizitë surprizë për Luiz Ejllin. Takimi mes çiftit ishte i ngrohtë dhe plot mall, teksa Luizi e përqafoi fort bashkëshorten dhe vogëlushen e tyre.
Gjatë bisedës me banorët, Luizi u shpreh se kjo vizitë ishte “dhurata më e bukur” që ka marrë nga ky format. Ai tha se nuk kishte pritur një moment kaq të veçantë dhe se prania e Kiarës dhe Lunës i dha shumë energji pozitive.
Në fund, Luizi përcolli edhe një mesazh për banorët e tjerë, duke i këshilluar që të dashurojnë pa frikë dhe të marrin më të mirën që ky format, shkruan Kosovarja.


