Amazon shkurton 30 mijë vende pune » PCWorld Albanian

February 11, 2026 • arsoadmin


Amazon ka planifikuar të shkurtojë 30 mijë vende pune duke filluar prej ditës së Marte ndërsa kompania po përpiqet të ulët kostot e mbi-punësimit gjatë pandemisë sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Statistika është vetëm një shifër e vogël e 1.55 milionë punonjësve të kompanisë por përfaqëson rreth 10 përqind të fuqisë punëtore korporative prej 350 mijë. Do të ishte shkurtimi më i madh i Amazon që prej 2022 duke eliminuar 22 mijë vende pune.

CEO-ja i Amazon, Andy Jassy, po ndërmerr një nismë për të reduktuar atë që ai e ka përshkruar si tepricë burokracie, përfshirë edhe uljen e numrit të menaxherëve. Ai ka krijuar një linjë anonime ankesash për të identifikuar joefikasitetet, e cila ka sjellë rreth 1,500 përgjigje dhe mbi 450 ndryshime në procese, tha ai më herët këtë vit.

Jassy tha në qershor se përdorimi në rritje i mjeteve të inteligjencës artificiale ka të ngjarë të çojë në shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës, veçanërisht përmes automatizimit të detyrave të përsëritura dhe rutinë. /PCWorld Albanian





Source link

News Podcast