Gani Geci Liria ka vetëm një emër Komandant ADEM JASHARI
Gani Geci ka publikuar një postim të gjatë në Facebook me pretendime dhe deklarime lidhur me financimin e luftës së UÇK-së dhe raportet mes disa figurave të asaj kohe dhe familjes Jashari.
Në reagimin e tij, ai citon deklarime të Rifat Jasharit dhe përmend shuma konkrete parash në marka gjermane, për të cilat thotë se ishin destinuar për armatim dhe ndihmë për luftën në Prekaz, por që sipas tij nuk kanë arritur në destinacion. Në postim përmenden me emër edhe disa ish-drejtues dhe përfaqësues të strukturave të kohës, si dhe referenca për raporte, fletarreste dhe bastisje pas luftës.
Postimi ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa për këto pretendime nuk ka konfirmim të pavarur publik deri tani.
Postimi i tije i plote ne Facebook

