Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00

February 10, 2026 • arsoadmin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën kostituive për ditën e nesërme duke filluar nga ora 12:00

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.

”Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, presidentja ka vendosur që seancën konstituive të kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026”, thuhet në njoftim.

Caktimi i seancës u bë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Source link