Tri gota

March 27, 2026


N’livadh të jetës tri gota i gjeta
Dy janë të mbushura, asht bosh e treta…

Të parën e mora, në buzë e afrova,
Ish’ idhtë si pelimi mejherë e largova…

Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,
Prej s’ambli më dogj, mejherë e hjeka…

I zbraza të dyjat në të tretën gotë,
U ba idhtë e ambël, si asht vet’ kjo botë

*
Autori i kësaj poezia antalogjike , profesori i nderuar dhe poeti i njohur Latif Berisha u ekzekutua nga falangat e barbarisë serbe, gjatë Luftës Çlirimtare për lirinë e Kosovës!






Source link