Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Zgjodha botoksin si dhuratë për Shën Valentin…

Nga aroadmin   ·  


Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Emi. Ajo ka diskutuar më shumë mbi marrëdhëniet e brezit të sotëm, por duke ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale…

Kur dëgjon historinë e prindërve të tu krahasuar me brezin sot, e sheh më pozitive situatën apo më negative?

Shumë më negative. Besoj se gjenerata jonë ka hequr dorë nga kjo ideja e gjërave romantike dhe janë zëvendësuar me gjëra materialiste. Marrim rastin e Shën Valentinit që ishte muajin e kaluar, në çdo Story shikoje dhurata, trëndafila, por a ishte ndonjë dhuratë sentimentale që të ketë ardhur nga zemra? Jo. Është kjo ideja që nëse merr një çantë të shtrenjtë, je në një lidhje stabël, të do i dashuri… Por për mua duket sikur është zëvendësim i emocioneve me gjëra materiale, që nuk është aq e shëndetshme.

Ti vetë çfarë dhurate more për Shën Valentin?

E zgjodha vetë, ma dha mundësinë që ta zgjidhja vetë. Zgjodha gjëra gocash, botoks. Nuk më lëviz balli fare sot (qesh).

 






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *