Keijsi asnjë vlerë për mua, gjithçka u thye

February 4, 2026 • arsoadmin

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, Stelina, ka folur për herë të parë për ‘Shqipëria Live’ për eksperiencën në këtë format.

Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se ‘është shumë e trazuar’.

“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Gjithçka u thye, asnjë vlerë për mua”, u shpreh ajo.

“Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin. Një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”.

Sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.

“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”.

Stelina sqaroi edhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur.

Source link

News Podcast