Kjo grua e bëri tatuazh në dorë Lim Hotin
1
Lim Hoti, ish-banori i “BBVK”, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes pas daljes nga shtëpia, veçanërisht për jetën e tij personale. Së fundi, ai ka ndarë një fotografi që ka ngjallur interes.
Në imazh shihet krahu i një gruaje, në të cilin është tatuazhuar fytyra e Lim Hotit.
Detaji ka ngritur pikëpyetje mbi origjinën e fotos dhe nëse bëhet fjalë për një tatuazh real apo një imazh të krijuar përmes inteligjencës artificiale, shkruan “Kosovarja”.
Deri tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar mbi këtë detaj. Fotografia mbetet thjesht një pamje e publikuar nga vetë Lim Hoti, pa informacione shtesë mbi rrethanat.

