Fjolla Svirca-Mehmeti feston ditëlindjen, nuk mungojnë surprizat

February 3, 2026 • arsoadmin


 

Fjolla Svirca-Mehmeti, e njohur për suksesin e saj në biznes dhe praninë aktive si influencere, sot feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë, Fjolla është surprizuar me urime të shumta dhe dhurata nga familjarët, miqtë dhe njerëzit më të afërt, shkruan “Kosovarja”.

Bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Mehmeti, pritet ta ketë bërë këtë ditë edhe më të veçantë për të.

Përveç angazhimeve profesionale, Fjolla Svirca-Mehmeti është edhe një nënë e përkushtuar e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të vogël, të cilët ajo i konsideron prioritetin e saj kryesor. Me këtë përvjetor, ajo hyn në një vit të ri jete mes suksesit, familjes dhe projekteve të reja që pritet t’i sjellë e ardhmja.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com