Alba mbetet vetëm në oborr dhe përlotet: “O Lim Do ta mbaj premtimin”

February 1, 2026 • arsoadmin

Alba është parë e vetme në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke kaluar momente të qeta pas zhvillimeve të fundit brenda lojës.

Në një çast, ajo dëgjoi zhurmën e makinës së Limit që vinte nga jashtë, gjë që duket se e preku menjëherë emocionalisht.

Me tone të ndjera, Alba reagoi duke e përmendur emrin e tij dhe duke lënë të kuptohet se do ta respektojë atë që i kishte thënë më herët.

O Lim… zhurma e makinës… iku edhe ai. Zhurma e makinës na përshëndeti. Do ta mbaj fjalën siç ta dhashë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Limi u largua nga shtëpia me dëshirën e tij, duke sqaruar se kishte pasur një marrëveshje të mëhershme me produksionin, që në rast të një njoftimi të rëndësishëm, ai duhej të dilte menjëherë.