Rike Roci realizon ëndrrën e saj shpirtërore, kryen Umren në Mekë
15
Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment tejet personal dhe shpirtëror, duke lënë përkohësisht pas shkëlqimin dhe zhurmën e botës së showbizit për një udhëtim domethënës në Mekë.
Ish-banorja e Big Brother VIP është shfaqur e veshur me abaja të zezë në tokën e shenjtë, ku ka kryer ritualin e Umres, një hap që ajo e cilëson si realizimin e një ëndrre të hershme dhe shumë të dashur për të.
Në postimin e saj prekës, modelja shpreh përulësi dhe mirënjohje të thellë, duke shkruar: “Allah faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu… Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër.”


