Dolce gënjeu? Zbulohet mosha e vërtetë e banores së “BBVK”
Dolce vazhdon të jetë një nga banoret më të përfolura në media për lojën e saj në “Big Brother VIP Kosova 4”.
Megjithatë, së fundmi një detaj rreth saj ka marrë vëmendje të madhe dhe po qarkullon prej disa ditësh.
Emisioni Prive në Klan Kosova ka raportuar se mosha e vërtetë e Dolces nuk është 31 vjeç, ashtu siç është prezantuar në hyrje të formatit.
Sipas burimeve të Prive, Dolce në fakt është 41-vjeçe, duke rezultuar 10 vite më e madhe sesa është deklaruar.
Arsyeja pse ajo e ka bërë këtë veprim ende nuk dihet, ndërsa Dolce vazhdon të jetë temë diskutimi edhe për paraqitjen e saj fizike, ku shpesh është krahasuar me një “JLo shqiptare”.

