Gazetari nga Gjermania mbështet Kurtin: Asnjë amnisti për manipuIimin e votave


Gazetari Bahri Cani ka mbështetur publikisht qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke theksuar se nuk duhet të ketë asnjë amnisti për askënd që ka manipuluar votat e qytetarëve, në Prizren apo kudo në Kosovë.

Cani ka përkrahur thirrjen e Kurtit për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim penal për të gjithë të përfshirët në keqpërdorimin e votës, duke nënvizuar se përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm te komisionerët, por duhet të shtrihet edhe te kandidatët dhe të zgjedhurit.

Ai ka theksuar se drejtësia duhet të zbatohet pa dallim emri apo peshe politike, duke shprehur shpresën që askush të mos amnistohet.

Postimi i plotë:

Absolutisht jam dakord me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti – nuk ka dhe nuk guxon të ketë amnisti për askend që ka futur duart në votat e popullit, jo vetëm në Prizren, por cep më cep Kosovës!

– Advertisement –

Kurti ka bërë thirrje për “hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.”

Kurti shtoi se LVV “ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”.

Dje në Prizren janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për keqpërdorim dhe vjedhje të votave. Por dyshime dhe manipulime ka gjithandej!

Disa në media thonë tani se Kurti është vonuar me reagim, por me rëndësi është kjo: Tani të gjithë liderët e partive kryesore kërkojnë hetim, sqarim dhe ndëshkim të atyre që kanë manipuluar votat. Dhe kjo është me rëndësi.

Askush nuk e beson që komisionerët kanë manipuluar kokë më vete. Prandaj duhet sqaruar edhe përgjegjësia e kandidatëve për deputetë dhe atyre që janë zgjedhur.

Duhet kërkuar jo vetëm përgjegjësi morale, e politike por edhe penale, pavarësisht emrit dhe “peshës” politike, pavarësisht të kaluarës dhe të tashmes së kandidatëve, deputetëve, ministrabve e ish-ministrave. Secilit.

Shpresoj që askush të mos amnistohet, askush!



Source link

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *