“BABAI i këtij banori më donte mua” BIA

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa ka zgjedhur rrjetet sociale për të adresuar një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të saj brenda: marrëdhënien me Toney-n dhe ndërhyrjen e babait të tij.

Bia Khalifa ka “shkundur” rrjetin me një mesazh të drejtpërdrejtë për babanë e Toney-t, duke treguar se llogaritë mes tyre nuk janë mbyllur brenda shtëpisë. Përmes një videoje provokuese në TikTok, Bia i drejtohet ish-banorit me fjalët: “Përshëndetje Toney, babai yt është edhe babi im”.

Ky reagim vjen si një kundërpërgjigje e fortë ndaj natës “Prime” ku babai i Toney-t hyri në shtëpi dhe doli hapur kundër saj, duke i sugjeruar djalit të afrohej me Elijonën.

Por Bia ka shkuar edhe më tej; duke iu përgjigjur një ndjekësi në komente, ajo ndezi rrjetin duke deklaruar: “Babai i tij ishte thjesht xheloz sepse ai më donte mua”. Sipas saj, ky pëlqim i fshehur ishte arsyeja e vërtetë e ndërhyrjes së tij dhe jo mosmiratimi prindëror. /Prive By Liberta Spahiu

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *