Bekim Osmani, organizatori i festivalit BONBON në Hambur
Festivali BONBON në Hamburg, që u mbajt para disa muajsh, u përmend si një nga eventet ma të mëdha dhe ma të organizume në qytet. Atmosfera ka qenë top, pjesëmarrja e madhe, muzika e energjia kanë shku deri n’fund, dhe krejt nata ka lënë përshtypje te publiku.
Në qendër të këtij organizimi ka qenë Bekim Osmani, i cili u kujdes që gjithçka me funksionu në nivel. U pa që s’ka qenë organizim i rastit, po punë serioze, me rregull, me kujdes dhe me standard.
BONBON ka qenë një event që ka bashku njerëz prej vendeve e komuniteteve të ndryshme, duke e kthyer Hamburgun në një vend ku festa, muzika dhe atmosfera u përjetuan ndryshe.

Për këtë arsye, festivali BONBON u cilësu si një sukses, ndërsa Bekim Osmani u vlerësu si organizator që din me e çu një ngjarje të madhe si duhet.

Leave a Reply