Deklaratat e vëllait të Dolçes kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në publik, duke hedhur dritë mbi disa nga momentet më të përfolura të saj në BBVK.
Ai ka folur hapur për lojën e motrës së tij, konfliktet brenda shtëpisë, afrimet me banorët dhe akuzat që janë ngritur ndaj saj.
Sipas tij, këshilla e parë që i kishte dhënë Dolçes para hyrjes në shtëpi lidhej pikërisht me mënyrën se si duhej ta ndërtonte lojën.
“Para se të futej, i thashë që nëse do të bësh lojë, mos u viktimizo për diçka që ke jashtë. Fokusohu te vetja jote”, u shpreh ai.
Një tjetër temë e nxehtë mbetet afrimi dhe puthja e Dolçes me Edin. Sipas vëllait të saj, kjo ishte një surprizë edhe për familjen.
“Afrimi me Edin ka qenë një surprizë për ne, nuk e kemi pritur. Jam 100% i sigurt që ka qenë pjesë e lojës së saj”, u shpreh ai.
Ai foli gjithashtu për refuzimin që Edi mori live dhe ndikimin emocional që pati tek ai.
“Duke marrë një refuzim live, është ndjerë shumë i prekur”, tha vëllai i Dolçes, duke shtuar se Edi tentoi ta bënte xheloze atë përmes afrimit me Bian. Mendonte si të bënte xheloze Dolçen duke afruar Bian, por kjo gjë nuk funksionoi. U fut në stres dhe mendoj se kjo i shkaktoi daljen nga Big Brother-i”, përfundoi ai.
Sa i përket afrimit të Dolçes me Limin dhe reagimit të Edit, i cili e quajti atë “mendjelehtë”, vëllai i saj reagoi ashpër ndaj gjuhës së përdorur.
“Ato fjalë nuk janë mirë as të shkruhen dhe as të lexohen nga ana jonë”, u shpreh ai, duke shtuar se sipas tij, Edi ka tentuar të përfitojë vëmendje publike.
“Ai thjesht ka dashur të marrë audiencë më shumë falë Dolçes”, deklaroi ai.
Ndërkohë, pretendimin e Edit se ai dhe Dolçe janë njohur jashtë shtëpisë para Big Brother-it, vëllai i saj e mohoi kategorikisht.
“Ajo është një deklaratë fallco”, tha ai, duke shtuar:
“Unë e njoh shoqërinë e Dolçes, kështu që nuk besoj se ai e njeh”.
Në lidhje me afrimitetin e Dolçes me Limin, ai pranoi se ata njihen nga jashtë dhe kanë rreth shoqëror të përbashkët.
“Ata njihen nga jashtë, kanë shoqëri të përbashkët dhe kanë qenë edhe me pushime në jug bashkë”, tha ai, por shtoi se nuk di nëse mes tyre ka pasur diçka më shumë.
“Nuk e di nëse kanë pasur diçka bashkë”, u shpreh ai.
Në fund, vëllai i Dolçes theksoi se nuk ndërhyn në vendimet e saj personale.
“Unë ia lë Dolçes të vendosë vetë. Jam vëllai i saj dhe nuk i shkoj kundër asnjë vendimi që ajo merr”, tha ai, duke shtuar se ajo është e aftë të marrë përgjegjësi për zgjedhjet e saj.
“Është e rritur, mbi 30 vjeçe”, përfundoi ai.
Deklaratat e tij kanë shtuar edhe më shumë zhurmën rreth rrugëtimit të Dolçes, duke sjellë një perspektivë familjare mbi lojën, emocionet dhe përplasjet që po mbajnë publikun të ndarë.

Leave a Reply