LIVE Thursday, 22 January 2026

Vjosa Osmani i rri prapa, Trump ia shtrëngon duart pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese

January 22, 2026 · arsoadmin


Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.

Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua pas tij.

Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.

Osmani tha të mërkurën se “me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”.

Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”.



Source link