Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.
Kryeministri vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik. Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.
Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona
You may also like
-
Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
-
Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Mbetet simbol i paqes dhe i lirisë
-
Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e Presidentes Osmani
-
Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare
-
6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare në vitin 2025
