October 7, 2024

Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha, dërgohet në spital

0


Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e terminalit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake një mjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se e plagosura po kalonte në vijat e bardha nga një anë e rrugës për tek tjetra, në momentin kur një mjet tip Benz e ka përplasur.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *