October 6, 2024

Fillimi i vitit të ri shkollor, librat po shpërndahen falas/ Rama: Falë financimit të qeverisë, mbështetje për familjet

0


Ditën e hënë, 9 shtator, nis viti i ri shkollor për arsimin fillor, 9-vjeçar dhe parauniveristar. Ndërkohë që gjatë kësaj jave ka nisur edhe shpërndarja e librave falas për nxënësit, nismë kjo e realizuar falë financimit të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku jepen sekuencat nga shpërndarja e librave falas si dhe mesazhet e prindërve dhe nxënësve që e konsiderojnë një ndihmesë të rëndësishme direkte.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *