Postuar: Shkurt 28, 2025 | 19:35
Humbja me Dinamon, përtej mënyrës se si erdhi dhe eliminimi nga Kupa, duket se është kaluar pa shumë zhurmë dhe në heshtje nga klubi korçar.

Edhe pse pas këtij takimi kontestimet në rrjet kanë qenë të ndryshme dhe mbi të gjitha rëndonin mbi qasjen që ekipi i ka bërë këtij takimi, drejtuesit e klubit bardhekuq nuk kanë dashur të bëjnë komente rreth këtij eliminimi.
Përtej gjithçkaje, edhe në kushtet kur dihet se objektivi primar i Skënderbeut është qëndrimi në Superiore, një çedim i tillë në Kupë nuk është kapërdirë nga ana e tifozëve dhe opinionit sportiv.
Kanë qenë këta që prej 48 orësh kanë mbushur rrjetin me akuza dhe pretendime se diçka e tillë nuk ishte ajo që i shërbente Skënderbeut në këto momente. Megjithatë në klub duket se gjithçka është e qetë, madje ekipi ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit.
Kjo ndeshje, për korçarët duket se vlen më shumë se gjithçka dhe për këtë arsye nuk kanë pranuar që t’i japin më shumë peshë se sa duhet ndeshjes së humbur me Dinamon dhe eliminimit nga Kupa pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë.
LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
