Ministrja Osmani për Davenport: Mirënjohje për angazhim për forcim demokracie

August 30, 2024 • arsoadmin


Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin e djeshëm lamtumirës me shefin e deritanishëm të OSBE-së, ambasadorin Michael Davenport.

Nëpërmjet një postimi në X, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e ambasadorit.

“Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e tij në mbështetjen e përpjekjeve tona për të forcuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë – fusha ku ne vazhdojmë të bëjmë hapa të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.

Tutje Osmani i ka uruar suksese Davenport për rrugëtimin e tij të radhës.



Source link

News Podcast