Adelina Tahiri mahnit me paraqitjen nga pushimet
1
Këngëtarja Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ri nga pushimet, përmes një fotografie të publikuar në “Story” në rrjetet sociale.
Në imazhin e publikuar, artistja shfaqet duke shijuar atmosferën verore pranë detit, e ulur në një ambient relaksues dhe me një paraqitje plot stil.
Me look-un e saj të kuruar dhe energjinë e qetë që përcjell fotografia, Adelina ka zgjedhur të ndajë me publikun edhe një tjetër pjesë nga momentet e saj private.
Këngëtarja është shfaqur shpesh aktive në rrjetet sociale, ku publikon pamje nga përditshmëria, udhëtimet dhe çastet e relaksit.
Edhe këtë herë, postimi i saj në “Story” sjell një atmosferë verore dhe një tjetër paraqitje elegante nga artistja.