Rama në Himarë: Me hipotekimin e shtëpive të trashëguara forcojmë ekonominë e së nesërmes, e mbyllëm vitin me aktin për pensionistë


Kryeministri i vendit Edi Rama në Hmarë, ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme. Ai theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar ky proces.

Edi Rama: I kemi të gjitha arsyet të jemi optimist për të nesërmen. Me hipotekimin e gjithë shtëpive të trashëguara po forcojmë ekonominë e së nesërmes. Do krijojmë premisa më të forta për një qëllim gjithëpërfshirës. Ky vit mbyllet me një akt për pensionistët. Prej rritjes ekonomike, po i përfshijmë si grup që skanë parë anjë gjë nga kjoo rritje. Bonusi i dhënë për ketë fundvit është fillimi i një procesi të përfshirjes së pensionistëve në rritjen ekonomike të vendit. Kemi caktuar dhe bonusin e pranverës, i cili do jepet përmes një fondi të hapur nga qeveria në Bankën e Shqipërisë. Nën 200 euro bonusi do jetë 100 euro, ndërsa mbi 200 euro pension, bonusi do të jetë 50 euro. 



Source link

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *