Elvana mahnit me paraqitjen e fundit, shfaqet elegante në fustanin plot ngjyra

September 11, 2026


Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë, me motive shumëngjyrëshe dhe flutura, duke nxjerrë në pah stilin e saj elegant, shkruan IndeksOnline.

Në disa prej fotografive, Elvana shihet pranë pishinës dhe duke shijuar momente relaksi, ndërsa pamjet kanë marrë vëmendje nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja njihet edhe për stilin e saj të veçantë të modës, i cili shpesh është pjesë e vëmendjes së mediave rozë.



Source link