A do këndonte në dasmën e Selin? Përgjigjet Miri: Të më vijë…
10
Këngëtari i njohur e njëkohësisht dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “She’s On Air”. Ai ka folur për projektet e reja muzikore dhe jo vetëm.
E sigurisht që moderatoret nuk kanë lënë pa ‘e ngacmuar’ pak edhe në lidhje me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që ai pati rrugëtimin me ta.
Teksa e pyetën për çiftet e krijuara këtë edicion të pestë të reality show-t, Miri tha se nuk ka asnjë koment dhe gjithsecili sheh jetën e tij.
Ndërsa i pyetur nëse do të shkonte në dasmën e tyre nëse do t’a ftonin, këngëtari u përgjigj duke thënë ‘të vijë ftesa, të shohim’
Miri: Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur.
Moderatorja: Nëse secili nga çiftet do të ftonte në dasmë, do të shkoje?
Miri: Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim.
Moderatorja: Pse duhet të presësh, tu thuaj tënden ‘unë jam rob i mirë, nuk mbaj inate, do të shkoj’.
Miri: E kam thënë këtë, ta them prapë?
Miri: Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vete.
Moderatorja: Në dasmë do shkoje
Miri: Po si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa. Duhet me e pa situatën si të vjen.
Moderatorja: Ja të ftuan, do këndoje në dasmën e Selin?
Miri: Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’ ky muhabet.