Adelina Ismaili publikon një fotografi të rrallë saj në vitet e 80-ta

September 10, 2026


Artistja ikonike shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar me një postim të fundit në Facebook.

Këngëtarja e shumë hiteve ka publikuar një fotografi të rrallë nga vitet 80-ta, pikërisht në kohën kur rrjetet sociale janë pushtuar nga trendi i fotografive të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale, që tregojnë se si do të dukeshin njerëzit në atë dekadë.

Ismaili e ka ndarë fotografinë në llogarinë e saj , duke i bashkëngjitur edhe një përshkrim.

“Nuk ka nevojë për filter të viteve 80-ta”, ka shkruar artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun.

Në fotografi, Adelina shihet në moshë të re, e veshur me një fustan të verdhë dhe duke pozuar para kamerës.

Adelina Ismaili është një prej artisteve shqiptare me një karrierë prej katër dekadash. Ajo e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël dhe përgjatë karrierës ka sjellë hite të shumta, duke u shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare.

Që nga vitet 90-ta, ajo është dalluar për stilin e saj të veçantë dhe për thyerjen e tabuve në skenën shqiptare. Me kalimin e viteve, Adelina ka krijuar një bazë të gjerë fansash, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për disa gjenerata, duke përfshirë edhe brezin Gen Z.



Source link