Mirlind Daku uron Vesën për ditëlindje me një postim të veçantë

September 8, 2026


Futbollisti i njohur shqiptar, Mirlind Daku, ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Vesa Vllasaliu, me rastin e ditëlindjes së saj.

Daku ka zgjedhur ta urojë Vesën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar në InstaStory një fotografi të saj së bashku me vajzën e tyre të vogël.

Krahas imazhit të ëmbël familjar, futbollisti i ka kushtuar bashkëshortes një urim të shkurtër por kuptimplotë.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar Daku, duke e shoqëruar urimin me një emoji në formë zemre.

Në fotografinë që Daku publikoi në llogarinë e tij në Instagram shihet Vesa duke pozuar e buzëqeshur derisa mban në krah vajzën.

Futbollisti dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vogëlushen e tyre ata e kanë pagëzuar me emrin Miresa

Lajmi asokohe kishte bërë tejet bujë në mediet e shtypit rozë, me ndjekësit që ishin kuriozë për raportin e tyre.



Source link