A ju kujtohet shpërthimi emocional i Leonores në “BBVK”, ja prapaskenat…
23
Leonora Jakupi, këngëtarja, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të formatit “BBVK”, ka treguar se gjatë shpërthimi të saj emocional gjatë një prej prime-ve, lidhej me një histori shumë të ndjeshme familjare.
Ajo, ka sqaruar se kishte harruar plotësisht se ndodhej përballë kamerave.
Leonora shpjegoi se kishte hulumtuar për historinë e Elijones dhe ishte përfshirë në rrëfimin e diskutuar në spektakël dhe ajo që kishte mësuar e kishte prekur thellë, shkruan Kosovarja
Sipas saj, situata ishte aq delikate sa për një çast nuk mendoi më për rolin e saj si opinioniste. Rrëfimi i saj mori një tjetër dimension kur Jakupi foli edhe për rëndësinë e familjes në jetën e saj.
Ky moment do të mbahet gjatë në mend në historinë e këtij reality show./Kosovarja
