“Shpresoj që Jozi mos ta ketë harruar bukën e Kosovës” Labinot Rexha me reagim

September 5, 2026


Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar orë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me veprimet e Jozefin Markut, duke shprehur zhgënjim të thellë publik. Labi, i cili ka një shoqëri të afërt dhe raporte të mira me Edin, ka dalë sërish në mbrojtje të mikut të tij.

Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ai ka kujtuar kohën kur bashkëpunonte me Jozin, duke i bërë thirrje të mos harrojë mbështetjen që i është dhënë:

“Shpresoj që Jozefin Marku të mos e ketë harruar bukën e shqiptarëve të Kosovës, të cilët e kanë mbështetur për shumë vite në Zvicër. Kemi kënduar bashkë për rreth tre vjet dhe e di mirë atë kohë.”

Më tej, ai ka dënuar ashpër kontradiktën mes artit patriotik dhe sjelljeve të dhunshme:

“Për mua është e papranueshme që dikush të këndojë këngë patriotike, ndërsa më pas të ofendojë kosovarët ose të lidhet me veprime që nxisin dhunë. Arti duhet të bashkojë njerëzit, jo t’i përçajë.”

Në përmbyllje, për shkak edhe të lidhjes shoqërore me Edin dhe përkrahjes për respektimin e vlerave, Labinoti u ka bërë thirrje publike artistëve dhe pronarëve të lokaleve në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani. Ai ka kërkuar që të mbështeten vetëm ata këngëtarë që përfaqësojnë respektin, kulturën dhe muzikën, dhe jo ata që përdorin dhunën.

Kujtojmë se pas ngjarjes së ndodhur dhe pamjeve që qarkulluan në rrjet, Jozefin Marku është shoqëruar ditën e sotme në polici nga forcat e rendit në Tiranë.



Source link