Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

September 3, 2026


Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit.

Sipas njoftimit të shokut të tij të ngushtë, Egzon Sahitit, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00.

29-vjeçari humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku, ku motoçikleta që ai po e ngiste u përplas me një automjet.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Laurent Krasniqi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe publikun që e kishte njohur gjatë pjesëmarrjes së tij në BBVK.



Source link