Luiz Ejlli premton të ‘djegë’ televizorin, këngëtari së shpejti në rolin e moderatorit
5
Luiz Ejlli do rikthehet sërish në Top Channel, por kësaj radhe në rolin e moderatorit. Duket se mes televizionit që i dha një dorë të madhe karrierës së tij dhe ish-fituesit të Big Brother Vip Albania 2 është gjetur ‘gjuha e përbashkët’ dhe është rënë dakord për një show televiziv.
Në promon e emisionit shohim Luizin të ulur para ekranit të televizorit, kur ky i fundit merr flakë: një mesazh i qartë se Ejlli premton ‘t’i vërë flakën’.
Sigurisht, promo në kufijtë e delirit, megjithatë pse jo?!
“Live me Luizin” është titulli i emisionit dhe pritet të përmbajë muzikë live, të ftuar specialë, intervista, lojëra, humor dhe performanca në një show energjik dhe të paparashikueshëm”, sipas përshkrimit në faqen e TCH. Por thuhet se do të jetë një kopje e emisioneve mes ‘Xing me Ermalin’ dhe ‘Më lër të flas’. Pra Luizi do përpiqet të jetë një komedian, këngëtar dhe moderator.