Xhensila pas ndarjes nga Ledri, ja çfarë po bën

August 20, 2026


 Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon përpara me qetësi dhe me shumë shkëlqim, pas zërave për përfundimin e romancës së saj me Ledri Vulën. Dyshimet për ndarjen u shtuan pasi dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Në paraqitjet e saj të fundit, Xhensila është shfaqur e kuruar dhe plot energji, duke dëshmuar se po i kushton vëmendje vetes dhe karrierës.

Me pamjen e saj unike dhe me plotë shkëlqim që e karakterizon, këngëtarja duket se po e tregon qartë se një ndarje nuk e pengon të vazhdojë të shkëlqejë dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Edhe pse as Xhensila dhe as Ledri nuk kanë dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë për fundin e raportit të tyre, mediat kanë raportuar prej muajsh për afrimin dhe më pas krisjen mes dy artistëve, shkruan Kosovarja.




Source link