Sara dhe Elvana bëjnë “xing” me të njëjtën veshje

August 20, 2026


Një “xing” mode mes dy prej vajzave më të komentuara të showbizit shqiptar nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sara Hoxha ishte e para që u shfaq me veshjen blu me detaje të bardha, në një postim të publikuar më 7 gusht. Rreth dy javë më vonë, të njëjtën zgjedhje e ka bërë edhe Elvana Gjata, por duke i dhënë një tjetër frymë përmes stilimit.

Bëhet fjalë për jumpsuit-in “Verene” të markës Retrofête, në ngjyrën “Santorini/White”. Modeli është i punuar me material të thurur me efekt metalik, ndërsa detajet e bardha dhe elementet dekorative në pjesën e belit e bëjnë mjaft të dallueshëm. Çmimi i tij sillet rreth 400 deri në 475 dollarë, varësisht nga platforma ku blihet.

Sara e kishte kombinuar në një variant më të thjeshtë dhe veror, me flokët e lëshuara dhe aksesorë minimalë.

Elvana, ndërkohë, e ka transformuar të njëjtën veshje në një look shumë më editorial, duke e kombinuar me një kapelë të madhe bardh e zi, doreza dhe një set fotografik.

E njëjta veshje, dy stile krejt të ndryshme. Cilës po i rri më mirë?






Source link