Merita Spahiu në kafe me të bijën, nuk i kursejnë pozat e bukura
15
Merita Spahiu, dikur një nga emrat më të njohur të muzikës popullore, sot është kryesisht e angazhuar në dasma dhe ahengje. Këngëtarja është bërë gjyshe, por vazhdon të duket mjaft bukur.
Së fundi, ajo ka shijuar një kafe me vajzën e saj, Albionën. Kjo e fundit e ka quajtur të ëmën “my cutie”, duke ndarë një moment të përbashkët mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Nga takimi nuk kanë munguar as pozat e bukura të nënës me të bijën, të cilat kanë pozuar së bashku gjatë kohës që kalonin pranë njëra-tjetrës.